15 Maj 2024

Jahjaga: Nuk më lejohet të jap dorëheqje

Prishtinë, 27 gusht - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, thotë se ajo nuk do ta jep dorëheqje nga posti i saj, pavarësisht thirrjeve për dorëheqjen e saj, nga disa subjekte politike të cilat ishin pjesë e marrëveshjes Thaçi, Mustafa e Pacolli. 

“Asnjëherë nuk është paraparë dorëheqja e presidentit të vendit dhe mua nuk më lejohet të jap dorëheqje, sepse kjo do të nënkuptonte procedurë tjetër të zgjedhjeve dhe ushtrues detyre të presidentit të vendit”, ka thënë presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga në një intervistë për radion Evropa e Lirë.

Në këtë intervistë presidentja Jahjaga flet edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe mundësinë e fillimit të dialogut politik. Presidentja thotë se në marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, zakonisht dialogohet për të gjitha çështjet që janë në interes të të dyja shteteve, duke e shprehur me nënshkrimin e marrëveshjeve bilateral ndërkombëtare.

“Me dialog politik nënkuptoj vullnetin dhe gatishmërinë e shprehur midis dy shteteve për të zgjidhur dhe për të arritur marrëveshje për cilëndo çështje”, thotë presidentja Jahjaga, duke hedhur poshtë mundësinë që veriu i Kosovës të jetë pjesë e bisedave.

“Republika e Kosovës, asnjëherë dhe me askënd, nuk do të bisedojë për asnjë pjesë të territorit tonë, pra për sovranitetin tonë. Do të ketë dialog të brendshëm me qytetarët dhe përfaqësuesit e tyre legjitim, do të ketë dialog edhe me qytetarët serbë në të tria komunat në veri të territorit të Republikës së Kosovës, siç ka edhe me qytetarët tjerë, në pjesët dhe komunat tjera, përfshirë edhe ato komuna që përbëhen nga shumica etnike serbe. Por, dialog të jashtëm, për çështje të brendshme të Republikës së Kosovës, as nuk ka dhe as nuk do të ketë”, është shprehur presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)