02 Maj 2024

Jahjaga: Nuk ka shkëmbim të territoreve dhe as të popullsisë

Prishtinë, 7 prill - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në një takim me gazetarë, në shënimin e njëvjetorit të marrjes së postit të presidentes së Kosovës ka deklaruar se nuk do të ketë ndarje të Kosovës e as shkëmbim të territoreve apo popullsisë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe nuk do të ketë zgjedhje lokale serbe në territorin e Kosovës.

“Nuk ka ndarje të Kosovës dhe nuk ka ndarje të Serbisë. Nuk ka shkëmbim të territoreve dhe as të popullsisë, as në mes të Kosovës dhe në mes të Serbisë”, ka thënë presidentja Jahjaga.

“Zgjedhjet lokale nuk do të mbahen në territorin e Republikës së Kosovës, ky është qëndrim zyrtar i institucioneve të Republikës së Kosovës dhe i përkrahur edhe nga bashkësia ndërkombëtare.\"

\"Kurse ne si institucione të Republikës së Kosovës e kemi thënë dhe e përsërisim se për shtetasit apo qytetarët që kanë dyshtetësi është e drejtë që është edhe konform normave dhe standardeve të tjera ndërkombëtare dhe kjo do të bëhet duke i respektuar të gjitha standardet e evropiane, që zakonisht në çdo shtet mund të realizohet përmes ambasadave edhe për shtetin fqinj të Serbisë do të kishte qenë më së lehti që të ketë ambasadën dhe t’i realizojë këto zgjedhje.\"

Qëndrimet e institucioneve të Republikës së Kosovës sipas saj janë të qarta, për çështje të brendshme të Kosovës zgjidhja është vetëm përbrenda Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe me askënd tjetër  nuk do të bisedojmë për çështje te brendshme të Kosovës dhe zgjidhja më e mirë është mbajtja e zgjedhjeve lokale në këto tri komuna në territorin e Republikës së Kosovës që është e drejtë e çdo qytetari. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)