02 Maj 2024

Jahjaga në konferencën ndërkombëtare në Zagreb

Prishtinë, 25 tetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, morri pjesë në hapjen e punimeve të konferencës treditore ndërkombëtare “Women driving economic growth in South Eastern Europe”, që po mbahet në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb.


Konferenca ndërkombëtare organizohet nga Projekti “Invest for the Future”, që është krijuar me mbështetjen e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, dhe është një rrjet mbështetës për gratë ndërmarrëse në rajonin e Evropës Juglindore dhe Euro-Azisë.


Presidentja e Republikës, zonja Atifete Jahjaga, mbrëmë mori pjesë edhe në darkën solemne të organizuar për pjesëmarrëset në konferencë.


Ajo, në kuadër të konferencës, do të mbajë një fjalë në temën “Sundimi i ligjit si një bazë për zhvillimin ekonomik dhe ndërmarrësi” (Rule of law as a foundation for economic growth and entrepreneurship) dhe do të takojë edhe një numër pjesëmarrësesh dhe zyrtarë të lartë ndërkombëtarë.


Në këtë konferencë, në mesin e 170 pjesëmarrëseve, marrin pjesë edhe kryeministrja e Kroacisë Jadranka Kosor dhe ambasadorja amerikane për çështjen globale të gruas Melanne Verveer. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)