17 Maj 2024

Jahjaga: Kosova e gatshme për dialog

Prishtinë, 27 shtator - Institucionet e Kosovës janë të gatshme për dialog me Serbinë për shumë çështje, por vetëm si dy shtete të pavarura, ka thënë në një intervistë për RTK-në presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.
 
Sipas saj, pavarësia e Kosovës është çështje e përfunduar dhe nuk ka kthim prapa. Ajo e ka vlerësuar si të suksesshme vizitën e delegacionit të Kosovës në New York.

Kurse zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi ka theksuar se Kosova ka plan inicial për bisedime, dhe në momentin kur të finalizohet ai do të dërgohet në Kuvend.

Kuçi ka thënë se Brukseli nuk bën kërkesa që do ta dëmtonin Kushtetutën e vendit dhe Pakon e Ahtisarit, duke iu referuar kështu deklaratës së Ashtonit se Kosova dhe Serbia duhet të marrin vendime të vështira. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)