02 Maj 2024

Jahjaga: Jam presidente falë Kuvendit, jo marrëveshjes politike

Prishtinë, 25 tetor - Nuk ka Ahtisaari Plus, ose autonomi të veçantë për tri komunat veriore të Kosovës. Nuk ka ndarje të territorit të Kosovës, nuk ka ndarje të territorit të Serbisë, nuk ka shkëmbim territoresh dhe nuk ka as zhvendosje të popullsisë, ka thënë presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në një intervistë ekskluzive për “Epokën e re”.

Megjithatë, presidentja Jahjaga ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të bisedojnë si dy shtete sovrane dhe të pavarura për rregullimin e marrëdhënieve bilaterale. “Si dy shtete sovrane dhe të pavarura, edhe Kosova edhe Serbia kanë nevojë të zhvillojnë dialog dhe të arrijnë të gjitha ato marrëveshje për rregullimin e marrëdhënieve bilaterale, por edhe multilaterale që i bëjnë shtetet ndërmjet vete”, ka deklaruar presidentja Jahjaga.

Duke folur për gjendjen në veri, ajo ka thënë se në gjithë territorin e Kosovës duhet të vlejë parimi i sundimit të ligjit. “Në tri komunat në veri të Kosovës ka kohë që kemi struktura ilegale të ndërlidhura me grupet kriminale, që përfitojnë nga kjo gjendje dhe që dëmtojnë interesat reale të qytetarëve”, ka thënë presidentja e vendit.

Jahjaga në këtë intervistë nuk ka parapëlqyer të tregojë nëse do të kandidohet për presidente të ardhshme të Republikës së Kosovës. “Asnjë veprim dhe asnjë deklarim, sa iu përket zgjedhjeve të ardhshme, nuk është bërë dhe nuk do të bëhet nga unë dhe as nga zyra ime”, është shprehur presidentja Jahjaga.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)