18 Maj 2024

Jahjaga: Jam e obliguar ta zbatoj vendimin e Kushtetueses

Prishtinë, 7 korrik - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka folur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Në deklaratën e saj thuhet se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për kushtetutshmërinë e propozimeve të amendamenteve në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Është ky vendim përfundimtar në këtë çështje i autoritetit më të lartë kompetent e të pavarur të vendit, të cilin unë si Presidente, me mandat që të mbroj ligjin dhe Kushtetutën, ashtu si edhe të gjithë qytetarët e vendit, jam e obliguar ta zbatoj. Në një kohë, kur më është kërkuar ta marrë mandatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, unë me përkushtim dhe përgjegjësi e kam pranuar këtë detyrë”, thuhet në deklaratën e Jahjagës.

Duke mos qenë pjesë e marrëveshjes politike, por rezultat i saj, zgjedhja ime me votimin në Kuvendin e Republikës se Kosovës, me të cilën zgjedhje u kapërcye kriza, u bë në pajtueshmëri të plotë me Kushtetutën, vazhdon më tutje deklarata.

Sipas saj, vendimi i Gjykatës i jep përkrahje të plotë aspekteve të marrëveshjes së prillit të vitit të kaluar dhe unë do të respektoj dhe zbatoj ato.

“Ashtu siç kanë dëshmuar konsultimet e Kuvendit të Kosovës, ndryshimet në Kushtetutën e Kosovës e gëzojnë mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Kosovës, dhe ne si liderë të zgjedhur në mënyrë demokratike jemi të obliguar ta dëgjojmë zërin e qytetarëve tanë.Duke pasur këtë parasysh, inkurajoj të gjitha partitë të përfaqësuara në Kuvend të jetësojnë reformat e aprovuara nga Gjykata Kushtetuese. Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës pret ta lexojë në tërësi vendimin e Gjykatës Kushtetuese posa të bëhet public”, përfundon deklarata. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)