03 Maj 2024

Jahjaga - Feith: Zgjedhjet serbe nuk do të organizohen në Kosovë

Prishtinë, 24 prill - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim shefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO), zotëri Pieter Feith.

Presidentja Jahjaga dhe zotëri Feith diskutuan për situatën e përgjithshme në Kosovë, për përfundimin e fazës së mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës dhe plotësimin e legjislacionit, sipas Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës, që parasheh afatin kohor për përfundimin e kësaj faze.

Presidentja Jahjaga dhe zotëri Fieth diskutuan edhe për zgjedhjet e Republikës së Serbisë dhe Presidentja e Republikës së Kosovës theksoi se zgjedhjet lokale të Republikës së Serbisë dhe çfarëdo zgjedhjesh të një shteti tjetër, nuk mund dhe nuk do të organizohen në territorin e Republikës së Kosovës, sepse ato shkelin sovranitetin e shtetit, sfidojnë fuqishëm integritetin territorial dhe provokojnë rritje të tensioneve ndëretnike në Kosovë.

Ajo tha se Institucionet e Republikës së Kosovës e njohin të drejtën e dyshtetësisë dhe angazhohen për respektimin e normave dhe të konventave ndërkombëtare në rastin e dyshtetësisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)