13 Maj 2024

Jahjaga e Feith dënuan vrasjen e Asanajt

Prishtinë, 14 qershor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga shpreh dhembjen e thellë për vdekjen tragjike të Dino Asanaj, kryetar i Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Dino Asanaj ishte një veprimtar dhe njeri i përkushtuar në shërbim të vendit dhe të popullit dhe puna e tij në Agjencinë e Privatizimit ishte e suksesshme, duke ndihmuar kështu në transformimin e pronës dhe zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës.

Presidentja i shpreh ngushëllimet më të thella familjes, miqve dhe shokëve të Dino Asanajt, për këtë humbje të madhe, duke përkujtuar me pietet figurën e tij.

Edhe Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar Pieter Feith dënoi sot vrasjen e Dino Asanajt, Krytarit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

ICR Pieter Feith theksoi me ketë rast: “Dino Asanaj ka punuar pa pushim për të ardhmen e vendit të tij si një demokraci e lirë dhe moderne evropiane të bazuar në ekonominë e tregut. Jam i pikëlluar thellë nga lajmi për vrasjen e tij dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij. ”

“Shumë miq dhe kolegë të tij në Zyrën Civile Ndërkombëtare do ta mbajnë mend Dino Asanajn për udhëheqjen dhe përkushtimin e tij për ta çuar Kosovën drejt një të ardhmeje ekonomike me më shumë prosperitet.”
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)