04 Maj 2024

Jahjaga dekoroi gjeneral Selimin me Medaljen e Artë të Lirisë

Prishtinë, 22 nëntor - Në një ceremoni të organizuar në kabinetin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Presidentja Atifete Jahjaga ia ka dorëzuar sot komandantit të deritashëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Sylejman Selimi, Medaljen e Artë të Lirisë.

Presidentja Jahjaga e ka dekoruar gjeneral Selimin, për kontributin e lartë dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Vendimi për dekorim është marrë në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 84, pika 28, si dhe në bazë të Rregullores mbi Dekoratat, Urdhrat dhe Titujt e Nderit dhe Procedurat e Dhënies së Tyre, neni 3,4,6,35,39 dhe 41.

Medalja e Artë të Lirisë u jepet qytetarëve të Kosovës dhe të huaj, për kontribut në mbrojtjen e lirisë së Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)