15 Maj 2024

Jacobson: Luftimi i krimit dhe korrupsionit shumë i rëndësishëm

Prishtinë, 27 gusht - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi priti në një takim njohës Ambasadoren Amerikane në Kosovë, Tracey Jacobson.

Me këtë rast ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, tha se është një ditë e veçantë me vizitën e ambasadores së re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, me të cilën shkëmbyem mendimet tona.

Ai tha se, Ministria e Punëve të Brendshme e cila është zbatuese e ligjit ka pasur përkrahje të vazhdueshme nga SHBA-të dhe shpreson që kjo përkrahje të vazhdojë edhe më tutje.
 
“Presim që edhe në të ardhmen të vazhdojmë me këtë bashkëpunim të ngushtë, në krijimin e një ambienti të qetë për të gjithë qytetarët në tërë territorin  e vendit, në vënien e rendit dhe të ligjit, duke përfshirë edhe pjesën veriore, për të cilën kemi konsultime të përhershme dhe kemi premtimet edhe nga ambasadorja Jacobson që ky bashkëpunim do të vazhdojë të ketë përkrahje, sidomos për ato ministri që merren me zbatimin e sundimit të rendit dhe ligjit”, theksoi ministri Rexhepi.

Gjithashtu ministri Rexhepi theksoi se, do të ketë bashkëpunim të suksesshëm edhe në fusha të caktuara, ku përkundër rezultateve të  Policisë së Kosovës në luftën kundër drogës, trafikimit me qenie njerëzore, falsifikimit të dokumenteve dhe fusha të tjera, duke përfshirë riskun në luftën kundër terrorizmit dhe në këtë fushë kemi nevojë për përkrahje më të madhe.

Ndërsa ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Jacobson, tha se është kënaqësi që të takohet me ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe vuri në dukje se sundimi i ligjit është një prej prioriteteve të qeverisë së SHBA-ve dhe Ambasadës amerikane në Kosovë, prandaj do të vazhdojë bashkëpunimi i suksesshëm që kemi pasur deri më tash me këtë ministri.

“Ne kemi një program shumë të forcuar përmes ICITAP-it dhe OPDAT-it, me policinë e Kosovës, ku ne i bëjmë reformat ligjore dhe shpresojmë se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tej."

"Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit është shumë i rëndësishëm dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës, prandaj ne do të vazhdojmë të jemi partner të Kosovës në ndërtimin e të gjitha kapaciteteve të saj”, tha ambasadorja Tracey Jacobson. 
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)