15 Maj 2024

Jacobson: Beogradi të heq institucionet paralele në Kosovë

Prishtinë, 24 gusht - Ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson ka kërkuar që autoritetet e Beogradit të heqin institucionet paralele në Kosovë.

“Qeveria e SHBA-ve në mënyrë konstante i ka bërë thirrje Beogradit që të heq institucionet paralele dhe në mënyrë transparente të bashkëpunojë me Qeverinë e Kosovës, ashtu që komuniteti serb të ketë qasje për shërbime më të mira shëndetësore dhe arsimore”, theksoi ambasadorja Jacobson, në një intervistë sot për radion “Kontakt Plus” në Mitrovicë.

Ajo nënvizoi se SHBA fuqimisht mbështesin procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës dhe se zgjidhja për veriun e Kosovës të bëhet brenda propozimit gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Sipas saj, Prishtina dhe Beogradi duhet të vendosin për temat e bisedimeve që do të vazhdojnë dhe se veriu të jetë pjesë e dialogut.

\"Rreth veriut të Kosovës, duam që të kemi zhvillim të kapaciteteve të pushtetit lokal, shoqërisë civile dhe këto janë gjërat që i kemi dëgjuar nga qytetarët në këtë pjesë”, theksoi diplomatja amerikane në Kosovë, e cila javëve të fundit filloi misionin e saj diplomatik.

Jacobson ka kërkuar të implementohen marrëveshjet e deritanishme të arritur midis dyja palëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)