19 Maj 2024

Ivanoviq kërkon autonomi për veriun

Mitrovicë, 18 dhjetor - Përfaqësuesi i serbëve të veriut, Oliver Ivanoviq ka theksuar se serbët e veriut në asnjë rrethanë e për asnjë kusht nuk do të integrohen në institucionet e Prishtinës, sepse nuk u besojnë.

“Prandaj, që kjo çështje të rregullohet duhet të gjendet një zgjidhje që do të jetë e pranueshme për të dyja palët, e kjo është dhënia e një autonomie për veriun e Mitrovicës”, ka theksuar Ivanoviq, ish-sekretar për Kosovës në Qeverinë e kaluar serbe.
 
Sipas tij, autonomia për veriun, do të ishte një zgjidhje që do të kënaqte serbët në veri. “E kjo do të duhej të ishte e pranueshme edhe për shqiptarët , për shkak se me autonomi nuk do të ketë ndarje të Kosovës, ashtu siç po ia kanë frikën shumica e tyre”, ka thënë ai.

Sipas tij, shqiptarët duhet të jenë të vetëdijshëm se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, të paktën jo, siç thekson ai gjatë këtij shekulli. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)