28 Prill 2024

Isa Mustafa përkrah Qeverinë

Prishtinë, 21 korrik - Kryetari i partisë më të madhe opozitare në vend, LDK-së, Isa Mustafa ka përkrahur vendimin e Qeverisë së Kosovës për t’i referuar Gjykatës Kushtetuese kërkesën për interpretimin e çështjes së imunitetit për presidentin, kryeministrin, ministrat dhe deputetët.

Në një deklarim për medie Mustafa ka thënë se Qeveria e Kosovës ka bërë mirë që ka shfrytëzuar një kompetencë të vetën, duke iu drejtuar kushtetueses për imunitetin, pasi që sipas tij kjo çështje filloi të bëhet problem politik.

“Unë mendoj që Qeveria ka bërë mirë që e ka shfrytëzuar një kompetencë të saj kushtetuese, e ka hequr nga rendi i ditës një çështje e cila filloi të bëhet problem politik për Kosovën”, ka theksuar ai.

Sipas tij ky vendim i Qeverisë së Kosovës kontribuon në sqarimin e shumë dilemave të EULEX-it, dhe për këtë mbetët që Gjykata Kushtetuese të jap mendimin e saj, i cili duhet të respektohet nga të gjithë.

“I kontribuon sqarimit të një neni të Kushtetutës, për të cilin edhe EULEX-i edhe të tjerët thanë që nuk është mjaft e qartë, dhe mbetët tani në Gjykatën Kushtetuese, që ajo ta japë mendimin, dhe natyrisht se mendimi i Gjykatës Kushtetuese do të jetë mendim i cili duhet të respektohet nga të gjitha instancat, edhe të drejtësisë, edhe të politikës”, ka thënë Mustafa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)