17 Maj 2024

Institucionet presin rezultate pozitive në Raportin e Studimit të Fizibilitetit

Prishtinë, 22 shtator - Në pjesën e parë të muajit tetor pritet që Komisioni Evropian të publikojë Raportin e Studimit të Fizibilitetit, i cili rrjedhimisht brenda një periudhe kohore do të mund të çoj Kosovën te marrëveshja e Stabilizim Asociimit. Institucionet e Kosovës presin rezultate pozitive. Megjithëkëtë, njohësit e integrimeve nuk presin ndonjë ndryshim nga raportet paraprake të progresit për Kosovën.

Institucionet e Kosovës presin rezultate pozitive në raportin e studimit të fizibilitetit për Kosovën, i cili pritet të publikohet nga Komisioni Evropian në tetor. Megjithëkëtë, njohësit e integrimeve nuk presin ndonjë ndryshim nga raportet paraprake të progresit për Kosovën.

Në pjesën e parë të muajit tetor pritet që Komisioni Evropian të publikojë Raportin e Studimit të Fizibilitetit, i cili rrjedhimisht brenda një periudhe kohore do të mund të çoj Kosovën te marrëveshja e Stabilizim Asociimit.

Besfort Rrecaj, këshilltari i lartë politikë në Ministrinë e Integrimeve Evropiane, tha se presin që përmbajtja e studimit të fizibilitet të jetë pozitiv për Kosovën.

“Ne presim që Studimi i Fizibilitetit të shënojë rezultatet pozitive të, cilat i ka arritur Kosova në vazhdimësi dhe në veçanti gjate vitit të fundit. Ky studim shënon një hap të madh përpara për Kosovën në rrugën e saj drejt hyrjes në marrëdhëniet kontraktuale me BE-në. Së shpejti ne do ta kemi shumë më të qartë të ardhmen e raporteve tona me BE-në dhe një orientim më të mirë për fillimin e negociatave për nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim”, tha Rrecaj per rtk.

Analistët thonë se në bazë të dinamikës së punës, raporti i sivjetshëm nuk mund të dallojë shumë nga raportet e mëhershme. Emrush Ujkani njohës i integrimeve evropiane, vlerëson se optimizmi i tepërt nuk përkon me realitetin.

“Unë nuk besoj se është bërë ndonjë punë realisht e madhe, janë bërë disa hapa, por se mund të reflektohen në disa rezultate që do të dallojnë shumë nga ato të vitit të kaluar. Rëndësia e kryesore këtu është se Kosova sivjet merr Raportin e Fizibilitetit dhe studimi i fizibilitetit vetëm si emërtim i tillë është shumë i rëndësishëm për Kosovën, ndërsa nuk pres që vlerësimet të jenë shumë dalluese nga raportet e raportuara më herët nga Komisioni Evropian”, theksoi Ujkani.

Ndryshe, zyrtarë të Qeverisë thonë se kanë kapacitete të mjaftueshme për të përballuar negociatat për nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim me BE-në, parakusht ky para se ajo të kërkojë statusin e vendit kandidat për anëtarësim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)