18 Maj 2024

Inaugurohet qendra për vizitorë në Kuvendin e Kosovës

Prishtinë, 14 shtator - Zëvëndës Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kelly Degnan dhe Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, do të bëjnë hapjen solemne të Qendrës për Vizitorë, e cila u themelua me mbështetjen e USAID-it. Kjo Qendër gjendet në hyrje të Sallës së Kuvendit.  

USAID-i, përmes Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), e ka mbështetur krijimin e Qendrës së re për të rritur transparencën dhe komunikimin me legjislativin dhe qasjen e qytetarëve në objektet e Qeverisë.

Për një kohë të gjatë, Kuvendi kishte vërejtur që numri i kërkesave nga ana e shoqërisë civile për të vizituar objektin ku gjendet Kuvendi, ishte shtuar dukshëm. Mesatarisht, pranohen së paku dy kërkesa në javë. 

Hapja e Qendrës përputhet me Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, e cila në Kosovë kremtohet më 14 shtator. Për nder të kësaj dite, USAID-i organizon një sërë aktivitetesh për të rritur bashkëveprimin në mes të Kuvendit dhe qytetarëve, të cilëve iu shërben ky Kuvend.

Një nga këto aktivitete është edhe Panairi i Organizatës së Shoqërisë Civile (CSO) në Sheshin “Nëna Terezë”, në qendër të Prishtinës.

Tridhjetë e pesë organizata të shoqërisë civile anembanë Kosovës do të kenë mundësinë të prezantojnë punën e tyre, të takohen me qytetarë, të shkëmbejnë mendime me kolegët e tyre nga organizatatat tjera dhe të avansojnë shkathtësitë e tyre të avokimit.

Qytetarët të cilët e vizitojnë ndërtesën e Kuvendit do të ftohen të vizitojnë panairin, në të cilin do të ketë aktivitete muzikore, gaaztorë/palaço, ngjyrosje të fytyrës dhe aktivitete të tjera argëtuese.  

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)