28 Prill 2024

Imuniteti i deputetëve sqarohet në shtator

Prishtinë, 22 korrik - Gjykata Kushtetuese e Kosovës pritet që brenda dy muajsh të qartësojë dilemat rreth imunitetit të zyrtarëve të lartë shtetërorë.

Një ditë para se deputeti Fatmir Limajtë merret në pyetje, më 20 shtator, nga prokurorë ndërkombëtarë lidhur me dyshimet për korrupsion, Gjykata parimisht do të jepë shpjegimin nëse deputetët kanë imunitet nga arrestimet për vepra penale që nuk kanë të bëjnë me fushëveprimin e tyre.

Qeveria e Kosovës tashmë ka dorëzuar kërkesën në Gjykatë për interpretim. Konfirmimin për këtë kërkesë e ka dhënë vetë Gjykata të enjten. Kushtetuesja ka afat për t`i dhënë shpjegimet deri më 19 shtator. Ndërkohë, deputeti Limaj, i cili po hetohet në dy raste, do të merret në pyetje për rastin e Ministrisë së Transportit më 20 shtator të këtij viti.

Të mërkurën kreu i Qeverisë hodhi në votim dhe mori të gjitha votat e anëtarëve të kabinetit pro dërgimit të kërkesës në Gjykatë, gjë të cilën nuk e kishte bërë kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, me gjithë presionin e atyre që quhen miq ndërkombëtarë.

Kryeministri Thaçi ka shprehur bindjen se sqarimi i imunitetit që mund të kenë zyrtarët e lartë jashtë fushëveprimtarisë së tyre do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në funksionimin demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës. Kjo çështje, sipas tij, jo vetëm se është në pajtim me Kushtetutën, por edhe është kusht për integrimin euroatlantik të Kosovës
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)