06 Maj 2024

Ilegalët serbë vazhdojnë përpjekjet për mbajtje zgjedhjesh

Mitrovicë, 23 prill - Me afrimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi, strukturat ilegale serbe po vazhdojnë tentativat për organizimin e tyre në Kosovë.

Përveç kësaj, arrestimi i djeshëm i dy zyrtarëve serbë nga policia e Kosovës dëshmon se po ushtrohet edhe presion mbi banorët lokalë që të dalin në votime. Zyrtarët serbë kanë reaguar ashpër duke i cilësuar këto arrestime si të qëllimshme dhe të motivuara etnikisht.

Thirrjet e Beogradit, presioni ndërkombëtar dhe vendosmëria e institucioneve të Kosovës për t`i penguar zgjedhjet lokale serbe nuk po merren në konsideratë nga ilegalët serbë.

Rasti i fundit është kur i ashtuquajturi kryeshef i rrethit të Kosovës, Goran Arsiç dhe sekretari i Kryqit të Kuq serb në Lipjan, Novica Zhiviç, kanë ushtruar presion te banorët e fshatit Grackë e vjetër për t`i organizuar dhe për të dalë në zgjedhjet e Serbisë.

Kështu që policia e Kosovës ka kryer arrestimin e këtyre dy zyrtarëve në afërsi të fushave sportive në të njëjtin fshat.

Të menjëhershëm kanë qenë reagimet e Beogradit zyrtar. Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç, ka thënë se arrestimi i Goran Arsiçit është vazhdimësi e politikës për frikësimin e serbëve të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)