05 Maj 2024

ICO përfundon misionin e saj në Kosovë

Prishtinë, 12 shtator - Në Zyrën Civile Ndërkombëtare prej sot zyrtarisht nuk ka më detyra.

Kreu që udhëhoqi për katër vite e gjysmë këtë mision Piter Faith nesër do të largohet nga Kosova për në vendin e tij në Holandë. ICO prej sot ka filluar që asetet e saj t’i hedh në likuidim.

Administrata e Zyrës Civile Ndërkombëtare, sot ka filluar t’u shpërndajë nga një letër stafit të mbetur duke i njoftuar sërish se kontrata e tyre pa mundësi vazhdimi skadon me 30 shtator.

Ndërsa, është mësuar se Piter Faith udhëheqësi i këtij misioni me një linjë aeroplani çarter do të largohet të enjten nga Kosova.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)