04 Maj 2024

ICO lanson një faqe të re të internetit për komunitetet në Kosovë

Prishtinë, 25 maj - Sot Zyra Civile Ndërkombëtare ka lansuar një faqe të re të internetit për të drejtat e komuniteteve në Kosovë.

Faqja e internetit www.ahtisaariplan.info është krijuar për të shpjeguar Propozimin Gjithëpërfshirës për Statusin (PGJS) dhe përfitimet që rrjedhin prej tij për komunitetet, përfshirë serbët dhe komunitetet e tjera pakicë në Kosovë. 

Në këtë faqe të internetit do të ketë aktivitete të rregullta interaktive për t’i inkurajuar qytetarët që të mësojnë më shumë dhe ta kuptojnë më mirë Planin e Ahtisaarit. Fillimisht aty gjendet një kuiz online që ka të bëjë me Planin, ku fituesit do të shpërblehen me një udhëtim në Budvë.

Në atë faqe shpjegohen nëntë fusha të Planit me shembuj lehtë të lexueshëm të ilustruar me fotografi, ku përshkruhen të drejtat që parasheh Plani i Ahtisaarit për komunitetet në Kosovë.  

Kreu i ICO-së në Mitrovicë, Miranda Hochberg, tha se shpreson që përmes kësaj faqeje të internetit t’i bëjmë komponentët e Planit të Ahtisaarit më të qasshme, posaçërisht për njerëzit në veri të Kosovës.

\"Hulumtimi ynë në veri ka treguar se ekziston një interes real që të mësohet më shumë për PGJS-në. Ne i mirëpresim komentet dhe sugjerimet e qytetarëve lidhur me dispozitat e Planit, në atë mënyrë që ato të kontribuojnë për dialogun sesi të përmirësohet jeta e qytetarëve të rëndomtë”, ka thënë Feith.

Kjo faqe e internetit është në dispozicion në tri gjuhë, ku versioni në gjuhën serbe del automatikisht.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)