12 Maj 2024

Ibishi dhe Fetahu qëndruan në vizitë zyrtare në Jordani

Prishtinë, 13 qershor - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Ismet Ibishi i shoqëruar nga zëvendësministri i ministrisë së Shëndetësisë, Naim Fetahu kanë qëndruar në një vizitë katërditore në shtetin e Jordanisë.

Në kuadër të shumë takimeve zëvendësministrat vizituan Akademinë e Aviacionit të Jordanisë, ku u priten nga drejtori i përgjithshëm i akademisë, Mohammad F. Khawaldeh, si dhe autoritete të larta të këtij institucioni.

Të dy palët u dakorduan për bashkëpunim në këtë fushë dhe ndihmën reciproke mes dy vendeve. Zëvendësministri Ibishi kërkoi nga autoritetet jordaneze ofrimin e ndihmës në shkollimin dhe aftësimin e kandidatëve të mundshëm nga Kosova në këtë qendër në Jordani.

Drejtori i Akademisë së Aviacionit, Mohammad F. Khawaldeh, u shpreh i gatshëm që në bashkëpunim me autoritetet shtetërore të Kosovës të investojnë në ngritjen e një qendre të këtij lloji edhe në Kosovë për shkollimin dhe aftësimin e kuadrove të aeronautikes.

Të dy zëvendësministrat, Ibishi dhe Fetuahu, vizituan edhe ministrinë e Shëndetësisë në Jordani, ku u takuan me Sekretarin e Përgjithshëm të kësaj ministrie, Dr. Daifallah Al-Louzi.

Në këtë takim u diskutua për gjendjen e rëndë të sektorit të shëndetësisë në Kosovë pas luftës dhe nevojën për ndihmë të pacienteve me sëmundje të rënda për shërim jashtë vendi. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë në Jordani, dr. Daifallah Al-Louzi shprehi gatishmërinë për të dhënë kontribut në kuadër të kërkesave të autoriteteve të Kosovës.

Delegacioni kosovar gjatë vizitës në Jordani ka vizituar shtabin kryesor të Policisë jordaneze dhe disa institucione të rëndësishme që merren me sundimin e ligjit në këtë shtet.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)