08 Maj 2024

Hyseni: Për Kosovën është njëlloj si Nikoliçi si Tadiçi

Prishtinë, 21 maj - Fitorja e Tomislav Nikolliç, nga Partia Përparimtare Serbe në garën si president i Serbisë, nga komentet e para në Prishtinë, vlerësohet se nuk do të ndryshojë shumë politikën e këtij vendi në raport me Kosovën.

Ndërsa nga qeveria aktuale e Kosovës nuk ka ende komente, ish-ministri i jashtëm Skënder Hyseni, thotë se nuk duhet të jetë prioritet dhe as shqetësim i Kosovës se kush është president i Serbisë.

Në raport me Kosovën, sipas Hysenit edhe presidenti i deritashëm Boris Tadiç ka udhëhequr politika të mentalitetit ballkanik, pavarësisht se në opinionin ndërkombëtar mendohej se ai po luante një politikë demokratike.

“Nuk e besoj që karshi Kosovës do të ketë ndonjë ndryshim substancial, sepse bindja ime gjithmonë ka qenë që presidenti Tadiç ka qenë evropian në Bruksel, por në Beograd dhe në Ballkan ka qenë ka qenë shumë ballkanas. Sidomos karshi Kosovës ka qenë po aq ballkanas sa edhe pararendësi i tij, me një dallim të vogël që ky nuk i ka përdorur armët, ndërsa ai I ka përdorur edhe armët kundër Kosovës” shtoi Hyseni.

“Unë nuk dua të paragjykoj që Kosova do ta ketë shumë më vështirë me këtë apo atë president sepse se si do të jenë raportet e Kosovës me Serbinë, varet në rend të parë nga vetë Kosova. Kosova fatkeqësisht nuk po sillet si shtet, dhe kjo e bën më të lehtë që të manipulohet nga politikat e Serbisë. Ndonëse nuk mund të jetë indiferente, Kosova nuk duhet ta ketë prioritet udhëheqësinë në Beograd” vijon Hyseni.

Ai, po ashtu thotë se në Evropë ka hezitime të shumta në lidhje me Nikoliçin. “Ka një paragjykim të skajshëm në Evropë përgjithësisht ndaj presidentit të zgjedhur Nikoliç. Unë megjithatë, një mendje më thotë, se me këtë president edhe Evropa edhe Ballkani do t`i kenë gjërat pak më të qarta. Do ta dinë pak më qartë se ku qëndrojnë”, vlerësoi Hyseni.

Gjatë ditës mbase mund të pritet që të ketë reagime edhe nga qeveria dhe institucionet tjera të Kosovës. Duke e shpallur fitoren në selinë e partisë së tij, Nikoliç tha se Serbia nuk do të largohet nga rruga evropiane, si dhe do ta mbrojë popullin në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)