06 Maj 2024

Hyseni: Deklaratat e Thaçi për BE-në në kohën e gabuar

Prishtinë, 16 maj - Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, i ka quajtur të vonuara kritikat e kryeministrit Hashim Thaçi në drejtim të Brukselit. Hyseni ka thënë se kryeministri e ka bërë një veprim jo të duhur dhe në kohën e gabuar.

Ai ka vlerësuar se këto deklarata është dashur të thuhen para arritjes së koncesioneve në kuadër të dialogut me Serbinë.

“Deklaratat e kryeministrit i konsideroj të vonuara, shumë të vonuara, sepse këto kritika është dashur të bëhen shumë kohë më parë, e jo tani, aq më tepër në këtë formë dhe për konsum publik”, ka deklaruar Hyseni, për “Epokën e re”.

Sipas tij, procesi i stabilizim-asocimit dhe liberalizimi i vizave për Kosovën nuk ndodh si shpërblim për koncesionet e arritura në dialogun me Beogradin, por mbi bazën e meritave.

Ish-ministri i Jashtëm ka kritikuar diplomacinë kosovare për mosfunksionim, madje ai e ka quajtur Ministrinë e Punëve të Jashtme, organizatë joqeveritare, e cila sipas tij, nuk funksion fare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)