02 Maj 2024

Hoxhaj uron Westerwellen në përvjetorin e unifikimit të Gjermanisë

Prishtinë, 3 tetor - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, me rastin e 22 vjetorit të bashkimit zyrtar ndërmjet pjesës perëndimore dhe asaj lindore të Gjermanisë, i ka dërguar një telegram urimi Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Guido Westerwelle.

Në letër, Ministri Hoxhaj në emër të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës shpreh urimet më të përzemërta për këtë ditë të shënuar për popullin gjerman dhe mbarë botën demokratike.

Ai vlerëson rolin vendimtar në demokratizimin e Evropës dhe më gjerë, që pati rrëzimi i murit të Berlinit dhe bashkimi i Gjermanisë, duke e quajtur 3 Tetorin 1990, ditë të shënuar për lirinë dhe demokracinë e mbarë popujve të Evropës.

“Shembja e murit të Berlinit hapi rrugën e bashkimit të Gjermanisë, por edhe të bashkimit të botës kundër komunizmit. Kjo shërbeu si frymëzim edhe për popullin e Kosovës për të rrënuar murin e komunizmit në Jugosllavi dhe për t’u bashkuar me vlerat e demokracisë”, ka thënë Ministri Hoxhaj.
 
Hoxhaj po ashtu ka theksuar mirënjohjen e popullit të Kosovës për ndihmën e madhe që ka dhënë Gjermania për pavarësinë dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës, duke shprehur vullnetin e Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës për fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve dhe dy popujve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)