14 Maj 2024

Hoxhaj: Serbia ta shohë Kosovën si partner

Prishtinë, 28 gusht - Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet vetëm përmes njohjes së pavarësisë nga Beogradi.

“Serbia duhet të pranojë realitetin e Kosovës së pavarur, ta shohë Kosovën si partner, si shtet fqinj, me objektiv të përbashkët integrimin në BE”, citohet Hoxhaj nga “RTK”.

Shefi i diplomacisë kosovare është shprehur më tej se, njohja e pavarësisë së Kosovës do të sillte fundin e konfliktit mes dy shteteve.

Një ditë më parë, gjatë një ligjërate në Forumin prestigjioz evropian të Alpbahut, Hoxhaj deklaroi se Republika e Kosovës po punon jashtëzakonisht shumë që ta bëjë Bashkimin Evropian synim dhe axhendë nacionale të sajën.

“Ne jemi në proçesin e përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë, e cila do të ndryshojë natyrën e shtetit dhe shoqërisë sonë”, tha Hoxhaj.

\"Po ashtu, për herë të parë pas shumë vjetësh, kemi filluar proçesin e liberalizimit të vizave dhe shpresojmë që shumë shpejt qytetarët tanë do të kenë mundësi që të lëvizin pa viza në Evropë”, vijoi ministri.

Ndërsa më herët gjatë muajit, Hoxhaj deklaroi se elementët që formojnë qeverinë e re të Serbisë vijnë pothuajse të gjithë nga një e kaluar e errët politike.

“Pjesëtaret e kësaj qeverie padyshim që kanë një të kaluar të errët politike, meqë kanë qenë aktorë direkt në katër luftëra që janë zhvilluar, në atë të Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës”, deklaroi Hoxhaj.

Duke folur në një intervistë për “REL”, ai nënvizoi se Prishtina do ta vlerësojë këtë qeveri të re në bazë të qëndrimit të saj kundrejt Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)