28 Prill 2024

Hoxhaj: Serbia qëndron pas barrikadave në veri të Kosovës

Prishtinë, 4 qershor - Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës,Enver Hoxhaj në një intervistë për Deutsche Wellen ka thënë së Qeveria e Kosovës dënon ashpër sulmet ndaj trupave të KFOR-it në veri nga njësitë e ndryshme paramilitare dhe speciale nga Serbia.

"Trupat e KFOR-it janë atje për të siguruar lirinë e lëvizjes. Bashkimi Evropian bazohet tek dy koncepte: lëvizja e lirë e njerëzve dhe e mallrave. Ky ishte edhe qëllimi i aksionit të KFOR-it në veri, sepse të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të lëvizin të lirë. Njëkohësisht duhet të them se pas këtyre barrikadave qëndron qeveria e Serbisë", ka theksuar Hoxha.

Ata të cilët kanë penguar heqjen e barrikadave sipas ministrit Hoxhaj, janë pjesëtarë të njësive policore të Serbisë, njësive speciale dhe paramilitarë dhe jo qytetarë të thjeshtë.

"Është e qartë që Serbia në 12-13 vitet e fundit po cënon sovranitetin tonë, që është në kundërshtim me Kushtetutën tonë, në kundërshtim me Rezolutën 1244 dhe dokumentat ndërkombëtare. Atje ka një prani masive të forcave policore dhe të sigurisë. Ato financohen dhe udhëhiqen nga qeveria serbe. Pas barrikadave qëndron pra edhe qeveria serbe", ka theksuar ai me tutje.

Hoxhaj ka thënë së institucionet e Brukselit, vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të ushtrojnë presion ndaj Beogradit për të hequr strukturat paralele dhe ilegale nga veriu i Kosovës.

Nga siguria në veri sipas tij varet jo vetëm siguria në Kosovë por edhe arkitektura e sigurisë në tërë Ballkanin.

KFOR-i është duke bërë në kuadër të mandatit të tij një punë të mirë për vendosjen e paqës, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe po përpiqet të sigurojë lëvizjen e lirë të qytetarëve - ahstu siç është normale në të gjitha vendet e tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)