17 Maj 2024

Hoxhaj: Politika e jashtme interes nacional

Prishtinë, 11 tetor - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj në Interpelancën e thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se politika e jashtme është mishërim i politikës së brendshme dhe reflektim i unitetit politik.

\"Ne Politiken e Jashtme te gjithe duhet te ndajme pergjegjesine e perfaqesimit te interesit shteteror. Une si minister, ju si deputet dhe ne si qytetare\", ka shtuar ai.

Sipas Hoxhajt, Kosova eshte shtet i pavarur dhe procesi i njohjeve eshte i pakthyeshem dhe i pandalshem.

\"Prandaj, askush nuk mund te ndale rrjedhen e historise se njohjes se plote te Republikes se Kosoves. Kosova e pavarur eshte pjese e peizazhit te shteteve sovrane, demokratike te Ballkanit perendimore dhe Evropes. Ajo perfaqeson nje realitet politik dhe juridik dhe nje fakt gjeopolitik ne Evrope dhe bote.

Kryediplomati kosovar ka theksuar se per here te pare, lobimin, krahas qendrave multilaterale eshte vendosur edhe ne rrafshin bilateral - shtet me shtet.

\"Gjate tere kesaj kohe, une kam pas nje plan konkret te punes dhe te matshem, nje agjende javore, mujore dhe vjetore, te shoqeruar me nje qasje te menduarit mire strategjik dhe me analiza te detajuara per secilin shtet.\"

\"Duke u bazuar ne kete strategji, une kam vizituar mbi 42 shtete qe ende nuk e kane njohur Republiken e Kosoves. Rezultatet jane te matshme. Brenda ketyre 17 muajve Republiken e Kosoves e kane njohur 17 shtete sovrane, anetare te Organizates se Kombeve te Bashkuara. Per cdo muaj kemi arritur te sjellim nga nje njohje, ne nje perudhe shume te veshtire, ku sigurimi i njohjes eshte i kushtezuar nga rrethana te vecanta gjeopolitike\", ka shtuar Hoxhaj.

Ai ka theksuar se njohjet jane te rendesishme dhe do te mbesin prioriteti politikes se jashtme, derisa Kosova do te behet anetare e plote e OKB-se. Mirepo, politika e jashtme nuk guxon te reduktohet vetem ne njohje.

Jetesimi i objektivave tjera te MPJ-se jane po aq i rendesishem sa shtimi i njohjeve.

\"Njohjet jane kuptimplota me anetaresimin e plote te Kosoves ne institucionet euroatlantike. Sepse njohjet i sherbejne forcimit te pozites nderkombetare te Kosoves, mbi te gjitha atehere kur ne marrim pjese aktivisht ne mekanizmat rajonal dhe nderkombetare\", ka thene ai.

Ministri Hoxhaj ka pohuar se per nje vjet e gjysme ai ka zhvilluar mbi 150 takime bilaterale.

\"Ne ne kete vit e gjysme ne kemi dyfishuar numrin e shteteve, me te cilat kemi lidhur marredhenie diplomatike. Tani jemi ne proces te nenshkruajme marredhenie diplomatike edhe me shtetet e mbetura. Ne kemi nenshkruar 105 marreveshje bilaterale ne mes Republikes se Kosoves dhe shteteve tjera, jane10 marreveshje multilaterale dhe 9 marreveshje nderkombetare\", ka shtuar ai.

Ai ka folur edhe per anetaresimin ne organizata ekonomike, financiare, kulturore, sportive, te cilat sipas tij jane percaktuese qe Kosova te integrohet ne sistemin nderkombetare.

\"Prandaj, ne kemi bere nje pune te jashtezakonshme ne sigurimin e mbeshtetjes se shteteve per te qene anetare e plote ne shume organizata rajonale, evropiane dhe nderkombetare\", ka theksuar Hoxhaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)