06 Maj 2024

Hoxhaj paralajmëron vendime të rëndësishme për veriun

Prishtinë, 21 prill - Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar se viti 2012 do të sjellë vendime të rëndësishme për veriun!

Hoxhaj ka thënë se gjatë këtij viti do të ketë vendimet të rëndësishme që do të merren në Prishtinë, të cilat do të sjellin deri te zhbërja e strukturave paralele dhe integrimi i veriut.

“Strukturat paralele në veri duhet të shpërbëhen në çdo formë”, ka thënë Hoxhaj për Epoka e Re, duke u shprehur kategorikishti kundër hapjes së pakos së Ahtisaarit apo dhënies së ndonjë statusi special për veriun.

Sipas ministrit, është punë javësh kur institucionet e Kosovës do ta pranojnë udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Ndërsa, shton se në javët e ardhshme disa shtete do ta njohin Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)