11 Maj 2024

Hoxhaj ngushëllon homologun ukrainas pas aksidentit i cili i mori jetën pesë njerëzve

Prishtinë, 10 qershor  - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi Ministrit të Punëve të Jashtme të Ukrainës, Kostyantyn Gryshchenko, pas aksidentit që ka ndodhur të dielën në afërsi të Kievit, ku u rrëzua një aeroplan me parashutistë duke i marrë jetën pesë njerëzve dhe duke lënë të plagosur 13 të tjerë.
 
Në telegram, Ministri Hoxhaj ka shprehur dhimbjen e thellë të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës, për viktimat dhe të lënduarit e aksidentit.

“Në këto ditë të vështira, më lejoni që në emër të institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës të shpreh ngushëllimet tona të sinqerta për ju dhe familjet e viktimave dhe të lutemi për shërim të shpejtë të të lënduarve”, thuhet në telegram.

Mediet ndërkombëtare, duke iu referuar Ministrisë për Situata Emergjente të Ukrainës, njoftojnë se një aeroplan i vogël u rrëzua gjatë përpjekjeve për aterrim afër kryeqytetit Kiev, pas shtrëngatës që përfshiu zonën. Në aeroplan ndodheshin 16 parashutistë dhe dy pjesëtarë të ekuipazhit, prej të cilëve pesë kanë vdekur dhe 13 të tjerë janë plagosur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)