27 Prill 2024

Hoxhaj merr pjesë në konferencën ndërkombëtare në Tiranë

Prishtinë, 10 nëntor – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, udhëtoi sot për në Tiranë,  ku do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare, “Demokratizimi i mëtejshëm i rajonit si kriter për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor”, të organizuar nga Këshilli Shqiptar për Marrëdhënie me Jashtë (ACFR) në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Në këtë konferencë, ku do të marrin pjesë ministrat e jashtëm të rajonit, ambasadorë, deputetë dhe shumë personalitete të jetës politike në Shqipëri, Ministri Hoxhaj do të mbajë një fjalim me  temë: “Feja, Politika dhe Çështjet Etnike – Pikëpamje të ndryshme nga vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Po ashtu, Ministri Hoxhaj do të ketë takime të veçanta me homologët e tij të rajonit, me ç’rast do të diskutojë për thellimin e marrëdhënieve të mëtejme me këto vende si dhe bashkëpunimin për proceset integruese të Kosovës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)