15 Maj 2024

Hoxhaj: Lidhjet e Kosovës me SHBA-të janë të shenjta

Prishtinë, 2 gusht - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, priti në takim Zëvendësambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Kelly Degnan.

Ministri Hoxhaj i ka uruar Zëvendësambasadores Degnan, detyrën e re në Prishtinë, si dhe e ka njoftuar me zhvillimet në Kosovë dhe progresin e vazhdueshëm që po arrihet në të gjitha sferat.

Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen e qytetarëve dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për përkrahjen e gjithanshme që SHBA-të kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin për Kosovën, duke theksuar se “lidhjet SHBA-Kosovë janë të shenjta dhe se do të mbesin të tilla përherë”.

Ai ka njoftuar Zëvendësambasadoren amerikane edhe për heqjen e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, për procesin e fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar, përmbylljen e procesit të njohjeve si dhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata të rëndësishme ekonomike, financiare dhe politike në nivel rajonal dhe global.

“Kosova, historikisht, gjeografikisht dhe në aspektin kulturor çdo herë ka qenë një vend evropian dhe qëllim i jonë afatshkurtër dhe afatgjatë është anëtarësimi në strukturat euroatlantike, në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, ka thënë Ministri Hoxhaj.

Ministri i Jashtëm i Kosovës po ashtu e ka informuar Zëvendësambasadoren Degnan edhe për punën dhe aktivitetet e tjera të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)