18 Maj 2024

Hoxhaj: Kosovën e kanë njohur 91 shtete

Prishtinë, 2 korrik - Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka thënë së Kosovën e kanë njohur 91 shtete, por nuk e di se sa nota verbale janë në MPJ.

\"Njohjet nuk janë meritë e asnjë zyrtari individualisht e as të Behgjet Pacollit. Gjatë muajit korrik do t’i kemi edhe tri-katër shtetet tjera që do të na njohin. Planifikojmë t’i hapim edhe pesë ambasada, por sivjet nuk do të aplikojmë për anëtarësim në Kombet e Bashkuara. Kështu është shprehur Hoxhaj, gjatë një intervistë për “Express”.

I pyetur për të sqaruar edhe njëherë se sa shtete gjithsejtë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ministri Hoxhaj ka theksuar se janë 91 shtete që na kanë njohur.

“Numri i shteteve që është prezantuar në ueb-faqe është edhe numri i saktë i njohjeve që ka shteti i Kosovës. Kosova, edhe pse është pavarësuar vetëm pesë vjet më parë, sot gëzon një përkrahje dhe shtrirje globale të njohjes së shtetësisë së saj. Mendoj se në pesë vitet e fundit është bërë punë shumë e madhe në shtimin e njohjeve”, ka thënë Hoxhaj, duke mos dashur t’ia lë meritat asnjë individi, mirëpo institucioneve.

“Kjo ka ndodhur falë koordinimit të punës së të gjithë aktorëve, nga Qeveria, Presidenca, Kryeministri, Zëvendëskryeministri Pacolli. Në këtë pikë ka ndihmuar shumë edhe Strategjia e hartuar nga MPJ. Në këtë kontekst mund t’ju jap një shembull; nëse i shikoni pritjet për vitin e kaluar në Strategjinë e MPJ, e shihni se po ato shtete tashmë e kanë njohur pavarësinë”, ka theksuar Hoxhaj.

I pyetur për dy njohjet kontradiktore, për Ugandën dhe Nigerinë, Hoxhaj ka thënë se “me këto dy vende nuk kemi mbërri që të vendosim marrëdhënie të plota diplomatike sikurse kemi bërë edhe me vendet e tjera”.

“Kemi marrë disa shkresa, realisht, Zëvendëskryeministri Pacolli ka marrë disa shkresa nga presidentët e të dyja vendeve që ato e njohin subjektivitetin dhe shtetësinë e Kosovës”, ka shtuar Hoxhaj, duke shtuar se ato shkresa janë të shkruara “nga dy presidentë të të dyja vendeve, që flasin për atë se shteti i tyre e njeh Republikën e Kosovës”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)