27 Prill 2024

Hoxhaj: Kosova ka shansin e fundit për liberalizimin e vizave

Prishtinë, 19 janar - Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka deklaruar se është shansi i fundit që Kosovës t’i jepet ndihma për marrjen e liberalizimit të vizave.
 
Ai në një intervistë për “Epokën e Re”, ka thënë se Kosova ka nevojë për mbështetjen e shtetit gjerman në aspektin e brendshëm politik, ekonomik si dhe atë ndërkombëtar për ta rritur numrin e njohjeve.

Hoxhaj ka thënë se vetëm hartimi i një udhërrëfyesi të mirëfilltë dhe nënshkrimi i një marrëveshjeje të stabilizim asocimit do të ishte kornizë e mirëfilltë për integrimin evropian të Kosovës.

Ministri i Jashtëm ka njoftuar po ashtu se gjatë këtij viti do të rritet stafi diplomatik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)