13 Maj 2024

Hoxhaj: Jo dialog pa zbatimin e marrëveshjeve

Prishtinë, 29 gusht - Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë nënkupton që Serbia ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur, që Serbia ta shohë Kosovën si partnere, si shtet fqinj, ku të dy shtetet si prioritet të përbashkët të kenë integrimin në Bashkimin Evropian.

Hoxhaj në një intervistë për “EurActiv.de”, ka thënë se kjo do ta përfundonte njëherë e përgjithmonë konfliktin historik, ndërsa pa këto parakushte nuk mund të flitet për normalizimin e marrëdhënieve.

“Nga viti 2011 deri në vitin 2012 në Bruksel janë zhvilluar nëntë raunde të dialogut teknik mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Dialogu është përkrahur dhe lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Në këto nëntë raunde janë arritur shtatë marrëveshje. Këto marrëveshje kanë pasur për qëllim përmirësimin e jetëve të qytetarëve të dy shteteve. Disa nga këto marrëveshje janë jetësuar, derisa pjesa tjetër jo.\"

\"Qeveria e Serbisë asnjëherë nuk ka pasur qëllimin dhe vullnetin për t`i implementuar ato. Natyrisht jemi të interesuar ta vazhdojmë dialogun, por nuk do të ketë takime të radhës në Bruksel pa i implementuar Serbia të gjitha marrëveshjet”, ka thënë Hoxhaj.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)