05 Maj 2024

Hoxhaj falënderoi Feithin për përmbylljen e misionit në Kosovë

Prishtinë, 12 Shtator – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim lamtumirës, Shefin e Ish-Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë (ICO), Pieter Feith.

Ministri Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen e institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës për punën e madhe që ICO-ja ka dhënë për Kosovën në të gjitha aspektet, dhe përkrahjen e fuqishme që Feith dhe zyra që ka përfaqësuar ka ofruar për shtetndërtimin e Kosovës së pavarur.

\"Shtetndërtimi i Kosovës është një storie e suksesit e Republikës së Kosovës, qytetarëve të saj dhe miqve tanë evropianë dhe përfaqësuesve të saj në Kosovë\", tha Ministri Enver Hoxhaj.

Ai po ashtu ka informuar z. Feith për agjendën shtetërore të Kosovës pas përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.
 
Hoxhaj theksoi se pas këtij vendimi historik, agjenda e vetme e Kosovës është avancimi i proceseve integruese të Kosovës, duke filluar nga heqja e vizave për qytetarët e Kosovës deri te studimi i fizibilitetit për marrëveshjen e asocim-stabilizimit.

“Pas përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë, ne mbesim plotësisht të përkushtuar që të jemi eksportues të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit duke kontribuuar aktivisht si një anëtar kredibil dhe i respektuar i komunitetit ndërkombëtar. Agjenda kryesore e institucioneve tona, së bashku me stabilitetin politik dhe zhvillimin ekonomik është anëtarësimi në Bashkimin Evropian”, ka thënë Ministri Hoxhaj.

Ai ka kërkuar përkrahjen e mëtutjeshme të Pieter Feith për Kosovën në proceset euro-integruese.

Në anën tjetër, Pieter Feith ka shprehur konsideratat e tij për progresin e arritur në Kosovë në të gjitha aspektet, duke theksuar se do të vazhdojë përkrahjen e tij për avancimin e mëtutjeshëm të proceseve në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)