17 Maj 2024

Hoxhaj: Dialogu pas zbatimit të marrëveshjeve të deritanishme

Prishtinë, 24 shtator - Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxha ka deklaruar se vazhdimi i dialogut me Beogradin do të jetë i mundur kur të zbatohen marrëveshjet e deritanishme të arritura në Bruksel.

“Nuk mund të kemi proces të ri të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, në rast se paraprakisht nuk jetësohen marrëveshjet e deritanishme. Do të vlerësoja se tërë kredibiliteti i dialogut teknik do të sillet në dyshim, në rast se Beogradi nuk plotëson atë për çka jemi marrë vesh”, deklaroi shefi i diplomacisë së Kosovës, Hoxhaj në një intervistë për revistën “Danas”.

Ai ka nënvizuar se liderët e ri institucional në Serbi nuk duhet të kenë qasjen e ish-presidentit serb Boris Tadiq, i cili kishte për qëllim mbajtjen e status quo-s, dhe jo zgjidhjen e problemeve të brendshme ekonomike dhe sociale, si dhe planin dinamik për integrimin evropian.

Hoxhaj ka kërkuar që Serbia të ndërpres financimin dhe përkrahjen e strukturave ilegale dhe grupet paramilitare në katër komunat në veriun e Kosovës. “Grupet policore, të sigurisë dhe ato paramilitare patjetër përfundimisht duhet të tërhiqen nga veriu. Për 12 vite Serbia po mban këto struktura në veri”, deklaroi ministri i jashtëm i Kosovës.

Ai ka kërkuar që Beogradi t`i jep fund politikës së njohur “me një këmbë në Kosovë, me një këmbë në Bruksel”.  Ministri i jashtëm Hoxhaj ka shtuar se Kosova është e gatshme për normalizimin e marrëdhënive me Serbinë, nëse kjo e fundit njeh shtetin e Kosovës dhe nëse e sheh Kosovën si partnere dhe fqinje të saj.

“Kufijt e Kosovës janë të vërtetuara nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, ndërsa Kosova me kufijt e saj është njohur nga gjysma e anëtareve të OKB-së. Andaj, Beogradi nuk mund të ketë asnjë rol kur bëhet fjalë për veriun”, ka deklaruar ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)