17 Maj 2024

Hoxhaj: Deklarata e Daciç është rraciste

Prishtinë, 23 shtator - Pavarësisht se një ditë më parë Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se Beogradi do të ndërtojë ura bashkëpunimi me shtetet e rajonit dhe Prishtinën, të shtunën ai doli me idenë për ndarjen e Kosovës, të cilën e konsideron si zgjidhje të vetme reale.

Por, në Prishtinë ideja e zyrtarit serb është quajtur raciste, që destabilizon tërë Ballkanin.

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka dhënë disa arsye se pse duhet të kundërshtohet një qëndrim i tillë.

“Së pari, ideja e ndarjes së Kosovës është një ide raciste, e cila bazohet në pikëpamjen e gabuar se qytetarët e Kosovës, shqiptaret dhe serbët nuk mund të jetojnë në një shtet demokratik dhe se ndarja territoriale etnike paraqet zgjidhje."

"Kjo ide jo vetëm se bie ndesh me realitetin dhe interesin shtetëror të Kosovës, por bie ndesh edhe me vetë interesat e komunitetit serb në Kosovë, meqë shumica dërrmuese e tyre jeton brenda Kosovës dhe është e integruar në të gjitha institucionet e Kosovës”, ka thënë Hoxhaj, për Express, të shtunën.

Por Dacic ka thënë se shumëkush që përmend protestat që mund të nxisë ndarja, duhet ta ketë në mendje faktin që edhe Serbia është ndarë.

Në reagimin e tij, Kryediplomati i Kosovës ka insistuar se ndarja e Kosovës destabilizon vendet e Ballkanit.

"Ideja për ndarjen e Kosovës është një ide që promovon dhunën dhe kërcënon paqen dhe sigurinë, meqë një skenar i tillë do të destabilizonte jo vetëm Kosovën brenda saj, por do të prodhonte efekte zinxhirore në formë të ndarjeve etnike në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, kështu që rajoni i Ballkanit do të kthehej në situatën e fillimit të viteve ‘90 të dhunës etnike", ka thënë Ministri i Jashtëm.

"Është një ironi e kohës që Kryeministri aktual serb, si një bashkëpunëtor dhe nxënës i Milosevicit, duket se nuk ka mësuar nga leksionet e dështimeve të mentorit të tij. Kosova e pavarur dhe e ndërtuar në parimet e multietnicitetit dhe demokracisë paraqet një shtet koheziv shumetnik dhe është një fakt gjeopolitik në Ballkan."

"Ajo është njohur në kufijtë e tanishëm dhe integriteti i saj territorial dhe sovraniteti janë të paprekshme. Gjatë historisë, Kosova ka qenë diverse në kuptimin etnik dhe e tillë do të mbetet çdoherë", ka shtuar ai.
 
Por, Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare nuk mund ta detyrojë Beogradin ta njohë Kosovën.

Sipas tij, tani duhet të shtendosen marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe deri në anëtarësimin e kësaj të fundit në BE, "duhet të gjenden zgjidhje të qëndrueshme, që nuk nënkuptojnë njohje".

"Në këtë fazë, është e pranueshme gjithçka që nuk është pranim i pavarësisë së njëanshme të Kosovës. Nuk mundet Brukseli të na detyrojë ta pranojmë pavarësinë, pasi 5 vendet anëtare të BE’së nuk e kanë bërë këtë", ka shtuar ai.

Ai ka thënë se tani duhet të relaksohen raportet mes Prishtinës dhe Beogradit dhe që për hyrjen në BE të gjenden zgjidhje të qëndrueshme që nënkupton se Serbia nuk duhet ta njohë Kosovën, por sipas tij, në këtë mënyrë nuk do të ndalet rruga e integrimeve të Serbisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)