17 Maj 2024

Hoxhaj: Assadi si Milloshevici

Prishtinë, 17 shtator - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj në një në një intervistë për gazetën më të madhe të Arabisë Saudite “Okaz”, ka thënë se Kosova mbështet të gjitha lëvizjet për dinjitet njerëzor dhe shprehë solidaritetin për viktimat dhe për jetërat e shumë njerëzve që vdiqën në këto lëvizje.

“Sjellja e Assadit është e njejtë sikurse sjellja e Millosheviqit ndaj qytetarëve të Kosovës dhe Bosnjës, vende ku ka ndodhur gjenocid. Për ne Assadi, Gaddafi, Sadam Huseini dhe të tjerë janë diktatorë dhe përgjegjës për shkelje masive të të drejtave të njeriut sikurse Millosheviqi në Ish-Jugosllavi”, ka thënë Hoxhaj.

Sipas tij, që kur ka filluar një proces i tillë edhe në Siri, Kosova ka qenë përkrah popullit të Sirisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)