14 Maj 2024

Haziri: Dialogu me Serbinë, Kosova humb territore

Prishtinë, 17 gusht - Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, deklaroi se dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po përgatit zgjidhje shumë të dëmshme për veriun e Kosovës.

“Mbi veriun është duke u përgatitur një dalje jashtë Pakos së Ahtisaarit, e cila do të ndikonte në ndarjen e brendshme të Kosovës”.

“Çdo dalje jashtë planit të Ahtisaarit është autonomi politike territoriale për serbët dhe është ndarje de fakto e brendshme e Kosovës. Pram serbët janë duke punuar që të fitojnë autonomi politike në mënyrë që de fakto ta ndajnë Kosovën dhe ta sakatojnë pavarësinë tonë apo të kenë një Kosovë të tyre që do të lidhet me vonë edhe me eksterritorialitetin e Kishave Ortodokse në Kosovë”, deklaroi deputeti i LDK-së Lutfi Haziri. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)