04 Maj 2024

Hashim Thaçi i interesuar të kandidoj për president

Prishtinë, 6 janar - Drejtuesit e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) janë të interesuar që të shtyjnë zgjedhjet presidenciale deri në vitin 2013, në mënyrë që t’i hapin rrugën Hashim Thaçit që të konkurrojë për këtë funksion, shkruante e përditshmja “Zëri”.

Gazeta citonte disa analistë politikë, të cilët komentuan qëndrimin e fundit të kryesisë së PDK-së, në lidhje me qëndrimin e saj për ndryshimet kushtetuese në vend.

Analisti Nexhmedin Spahiu thotë se anëtarët e partisë më të madhe në vend kanë shfaqur që më parë dëshirën për të shtyrë zgjedhjet presidenciale, ndërsa qëndrimi për t’i dhënë mandat shtesë komisionit, nga puna e të cilit varet organizimi i zgjedhjeve i kontribuon shtyrjes.

“ Që PDK-ja dëshiron t’i shtyjë zgjedhjet presidenciale deri në vitin 2013 është më se evidente, sepse Kryeministri është i interesuar ta përfundojë mandatin dhe të konkurrojë për president ”, thotë Spahiu, duke shtuar se Thaçi nuk është në gjendje që duke qëndruar Kryeministër gjatë vitit 2012 të lejojë që t’i “ikë” pozita e presidentit.

Ndërkohë, Ardian Arifaj nga KIPRED, thotë shkurt se nëse zgjatet puna e Komisionit për Ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës, gjasat janë që të shtyhet edhe zgjedhja e presidentit. Por, partitë opozitare kanë qëndrime të ndryshme në raport me dhënien e mandatit të për komisionin në fjalë.

“Anëtarët e Kryesisë diskutuan edhe për kërkesën e Komisionit për Amendamentimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe unanimisht i dhanë mbështetje mandatit të ri të këtij komisioni”, shkruhej të enjten në njoftimin të lëshuar për media nga PDK-ja.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Kujtim Shala, thotë se dhënia e mandatit të ri është e pranueshme për këtë parti, por kjo nuk nënkupton shtyrje të zgjedhjeve, sepse sipas tij, komisioni mund të marrë mandat dhe atë ta përfundojë në kohën kur përfundon mandatin komisioni tjetër, ai për ndryshimin e ligjit për zgjedhjet.

Ndërsa, deputetja e “Vetëvendosjes”, Alma Lama, thotë se ekziston një përpjekje e anëtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës që t’i shtyjnë zgjedhjet deri në vitin 2013 dhe më pas të organizohen të gjitha së bashku (presidenciale, parlamentare dhe komunale), në mënyrë që, siç thotë ajo, të ketë sa më shumë mundësi për manipulime të votave.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)