14 Maj 2024

Hasani: Kushtetuesja nën presion politik

Prishtinë, 29 gusht - Krytari i Gjykates Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani e ka quajtur presion politik vlerësimin e Komisionit për ndryshime kushtetuese dhënë të martën, se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e presidentit ishte joprofesional. 

Në një prononcim për “Kohën Ditore”, Hasani ka potencuar tri gjëra. Në dy të parat ka treguar shpërfillje për vlerësimet që mund të vijnë nga anëtarët e një komisioni politik që, sipas tij, kanë bërë më shumë se dhjetë amendamente në disharmoni me kapitullin e dytë të Kushtetutës.

Amendamentet ishin hartuar në frymën e një marrëveshjeje politike që kishin arritur liderët e partive kryesore në pushtet, PDK e KKR, Hashim Thaçi e Behgjet Pacolli, me kreun e subjektit më të madh opozitar, LDK, Isa Mustafa. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)