29 Prill 2024

Hapet Qendra për Ndërmjetësim në Ferizaj

Prishtinë, 2 shkurt - Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot ka marrë pjesë në promovimin e hapjes zyrtare të Qendrës për Ndërmjetësim në Ferizaj.

Në fjalën e mbajtur në hapjen e kësaj qendre të ndërmjetësimit, Zëvendëskryeministri Kuçi tha se me të marrë postin e Ministrit të Drejtësisë, ka pasur për objektiv funksionalizimin e Institucionit të Ndërmjetësimit.

“Duke çmuar punën paraprake që është bërë për themelimin e Institucionit të Ndërmjetësimit, objektivi im ka qenë që brenda një viti të funksionalizojmë këtë institucion, ndaj jam i lumtur që kjo ka ndodhë. Jam shumë i lumtur me punën që është bërë dhe do t’i falënderoj të gjithë ata që kanë punuar: Partners Kosova, UNDP-in, Komisionin e Ministrisë së Drejtësisë për Ndërmjetësim etj.”, tha Kuçi.

Zëvendëskryeministri Kuçi foli edhe për rendësin që ka Institucioni i Ndërmjetësimit në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

“Qëllimi ynë ka qenë që t’i zvogëlojmë lëndët nëpër gjykata, t’i lehtësojmë gjykatat dhe t’ju mundësojmë qytetarëve një qasje më të shpejtë, më të drejtë dhe më profesionale në drejtësi, po ashtu ta rrisim besimin e qytetarëve për drejtësi”, theksoi Kuçi.

Zëvendëskryeministri Kuçi kërkoi nga Ndërmjetësit të punojnë me ndërgjegjeje të lartë dhe me përkushtim.

“Ju, nëse punoni me ndërgjegjeje dhe përkushtim, jo vetëm që e kryeni punën tuaj, por krijoni një shembull të mire të idesë për ndërmjetësim. Ajo çka mund të them është, në Kosove ka pasur traditë, përdoreni traditën për ndërmjetësim, por mos e përdorni kanunin, kur e them traditën, është fjala për trajtim njerëzor dhe adekuat për palët, por ne duhet të bëjmë ndërmjetësim me ligj”, tha Kuçi.

Ndërsa, Kryetari i Ferizajt, Bajrush Xhemajli shprehi besimin e tij që Qendra për Ndërmjetësim do të jetë vend ku qytetaret do mund t’i zgjidhin problemet që i kanë.

Për punët që janë bërë në funksionalizimin e ndërmjetësimit dhe për rolin që do ta luaj ai, folën edhe Kryetarja e Komisionit për Ndërmjetësim, Fatime Ismajli, si dhe përfaqësuesit e organizatave që e kanë mbështetur themelimin e Institucionit të Ndërmjetësim, Christofer Decker nga UNDP-ia dhe Shukrije Gashi, Drejtoresh e Qëndresë Partners Kosova.

Institucioni i Ndërmjetësimit si institucion i ri në Republikën e Kosovës, është themeluar nga Ministria e Drejtësisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)