29 Prill 2024

Haliti: Rrëmbimi i policëve është bërë me urdhër të Vuçiçit

Prishtinë, 17 qershor - Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka folur së fundmi për situatën në veri të vendit, me ç’rast ka thënë se, atje janë krijuar tri grupe që nuk janë të kordinuara me njëra-tjetrën, por të kordinuara me një qendër, “e cila është krijuar në qendër operative që është krijuar dhe funksionon në Kralevë”.

Ai ka thënë se të gjitha komunikimet i bëjnë me këtë qendër, e cila u jep urdhëra dhe i këshillon se çfarë duhet të bëjnë.

Ndërsa, për arrestimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe në veri të vendit, Haliti është shprehur se ata janë goditur përmes një lloj arme paralizuese, të cilën e përdorin shërbimet ruse dhe izraelite në luftë kundër terrorizmit. Sipas tij, rrëmbimi i policëve të Kosovës është bërë me urdhër të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Dhe kjo armë është shumë e rrezikshme edhe për jetën e njeriut. Pra, kjo armë është përdorur kundër policëve të Kosovës dhe pastaj janë marrë dhe janë dërguar, ku janë dërguar atje në Serbi dhe janë dhënë aso lloj injeksionesh me qëllim që të mos kenë pasoja që pastaj të krijohen probleme të tjera dhe më të mëdha për qeverinë serbe."

"Pra, duke krijuar një qendër, një qendër operative në Kralevë, duke përdor nga njësia sepciale Kobra, e cila është e komanduar vetëm nga Vuçiqi dhe nga ministri brendshëm, atëherë vetëvetiu është e kuptueshme se kjo është bërë me urdhër të Vuçiqit”, ka thënë Haliti mbrëmë në Rtsh.

Ai ka apeluar që institucionet ndërkombëtare dhe mjekësia ligjore e ndërkombëtarëve të shkojnë dhe t’i vizitojnë policët e arrestuar në burg ose në spitalin e burgut apo kudo që janë, në mënyrë që të konstatohet gjendja shëndetësore e tyre. Kjo për shkak siç ka thënë ai, të përdorimit të armës që është shumë e rrezikshme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)