03 Maj 2024

Halimi: Presheva të bashkohet me Kosovën

Preshevë, 6 shkurt - Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës janë për bashkimin me Kosovën, dhe kësisoj do ti hapte rrugë shkëmbimit të territoreve.

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi është pajtuar me propozimin e diplomatit austriak, Erhard Busek për shkëmbim territoresh.

Halimi ka thënë se nëse serbët e veriut do të kenë mundësi ti bashkohen Serbisë atëherë kjo gjë duhet të ndodh edhe me shqiptarët e Luginës së Preshevës që janë në numër në krahasim me serbët.

Busek një ditë më herët paralajmëroi mundësinë edhe të ndarjes së Kosovës por sipas tij kjo gjë ende nuk ka nisur së diskutuari dhe nuk ka vullnet askund.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)