18 Maj 2024

Hajredin Kuçi ofron dorëheqje

Prishtinë, 22 qershor - Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi i cili njëherësh është Ministër i Drejtësisë se Kosovës ka dhënë sot dorëheqje, pasi që më 27 prill të këtij viti është zotuar se nëse Kodi Penal i ri i Kosovës, me dy nene kundërthënëse 37 dhe 38, miratohet në formën siç është, pa ndryshime, atëherë ai do të paraqesë dorëheqje.

Ai ka zhvilluar një konferencë për shtyp me ç’rast ka bërë të ditur vendimin e tij për dorëhqje.

"Ju e dini qe para nje kohe e kam dhene nje premtim, - ka deklaruar Kuçi. - Dhe ne kete moment i kam ofruar doreheqjen kryeministrit. Nuk i jam i shtyre nga askush por mendoj se ne kete vend duhet te punohet per lirine e medias dhe shprehjes. Nuk dua te identifikohem si personi qe e cenon lirine. Po e paguaj çmimin e vendimit te Kuvendit te cilin megjithate e respektoj", ka deklaruar ai.

I pyetur nëse kryeministri do ta pranojë dorëheqjen, ai ka thënë se kryeministri do ministra punëtorë, por edhe të moralshëm.

Ministria e Drejtësisë ishte sponsorizuese e Projekt Kodit Penal të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar heqjen e neneve 37 dhe 38 të Kodit Penal, të cilat kanë të bëjnë me sanksionimin e shpifjes dhe zbulimin e burimit të informacionit, në rastet kur bëhet fjalë për procedime krim

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)