07 Maj 2024

Grabovci: Koalicioni ndryshon pas zgjedhjeve

Prishtinë, 8 qershor - “Koalicioni PDK-AKR po funksionon dhe po punon shumë mire”. Kështu ka vlerësuar shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabvci, duke hedhur poshtë zërat e ditëve të fundit se partia e tij do të ndryshojë partnerin e koalicionit për të hyrë në një dialog të ri për veriun e Kosovës.

“Partneriteti qeverisës është i stabilizuar dhe është duke funksionuar mirë. Ndërsa, ne shumë shpejt presim që të merren vendimet politike dhe të përcaktohet se kur do të hyjmë në zgjedhje në 2013 apo 2014”, ka thënë Grabovci, duke shtuar se koalicioni mund të ndryshohet vetëm pas zgjedhjeve të ardhshme.

“Pas zgjedhjeve të ardhshme normalisht që do të ndryshoj edhe koalicioni, do të ndryshoj edhe përfaqësimi institucional. Por, jam i sigurt që Partia Demokratike e Kosovës do të ketë partner korrekt edhe në ardhmen, dhe do të jemi në shërbim të qytetarëve të Kosovës dhe në mbrojtje të interesave të qytetarëve të Kosovës”, thekson Grabovci.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)