17 Maj 2025

Glauk Konjufca zgjedhet Kryetar i Kuvendit

Prishtinë, 26 dhjetor - Me 75 vote për, 27 kundër dhe 6 apstenime deputetët e Kuvendi të Republikës së Kosovës kanë zgjedhur sot deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca si kryetar të Kuvendit.

Propozimin e Konjufcës për kryetar të Kuvendit të Kosovës është bërë nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, deputeti Albin Kurti.

Ndërkaq, me 104 vota, 1 kundër dhe 3 abstenime, Arbërie Nagavci, Kujtim Shala dhe Memli Krasniqi u zgjodhën nënkryetarët e rinj të Kuvendit të Kosovës.

Deputetët e VV-së dhe LDK-së kanë votuar pro Konjufcës, ndërsa, deputetët e PDK-së janë parë teksa kanë votuar kundër.

Fillimisht është formuar Komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandatit të deputetëve. Pasi që ky komision verifkoi mandatet, deputetët e rinj bën betimin sipas ligjit dhe Kushtetutës.



Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)