01 Maj 2024

Gjyqtarë hungarez vizituan Ministrinë e Punëve të Brendshme

Prishtinë, 26 prill - Zëvendësministrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Izmi Zeka dhe Sasa Rasic, kanë pritur sot në një takim një grup gjyqtarësh hungarez për çështje penale dhe çështje të migrimit.
 
Gjyqtarët hungarez kërkuan informacione nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme për shtetasit kosovar, për kushtet që kanë personat që ri-atdhesohen dhe gjendjen e sigurisë në Kosovë.

Gjyqtarët u interesuan të dinë se cilat janë kushtet pas refuzimit të azilit të shtetasve kosovar dhe kërkuan bashkëpunim në mënyrë që të dihet se a rrezikohen ata persona pas kthimit në Kosovë, në mënyrë që nëse kjo rezulton me rrezik ata të mbrohen nga shteti hungarez.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Sasa Rasic, tha se gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile dhe nuk është më arsye që njerëzit të kërkojnë azil në vendet e perëndimit për shkak të gjendjes së sigurisë.

Ai tha se Qeveria e Republikës së Kosovës, ka ndarë një fond të veçantë për të ndihmuar personat që riatdhesohen në Kosovë nga shtetet e perëndimit në mënyrë që sistematizimi i tyre të jetë sa më i lehtë.

Ndërsa zëvendësministri, Izmi Zeka, tha se Ministria e Punëve të Brendshme në kuadër të funksionalizimit të saj ka 14 strategji nacionale dhe në kuadër të tyre është edhe strategjia për migrim dhe në këtë bazë është ligji për ri-pranim, kjo tregon se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për të menaxhuar së më mirë këtë fushë.

“Ne kemi nënshkruar 15 marrëveshje për ri-pranim me shtete të ndryshme, ku qëndrojnë qytetarë të Republikës së Kosovës në mënyrë jo të rregullt, gjithashtu ekziston një bord i Sekretarëve të Përgjithshëm në kuadër të disa ministrive të Qeverisë së Kosovës, të cilët shqyrtojë kërkesat e personave që ri-atdhesohen dhe marrin vendime në përmirësimin dhe socializmin e jetës së tyre pas kthimit në Kosovë”,- tha zëvendësministri Zeka.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)