06 Maj 2024

Gjermania dërgon trupa shtesë në Kosovë

Berlin, 21 prill - Gjermania, me kërkesë urgjente të NATO-s, do të dërgojë në Kosovë trupa për intervenim të shpejtë, shkruan javorja gjermane ”Spiegel”.

Sipas revistës, NATO ka frikë se dy javë para zgjedhjeve në Serbi do të mund të ketë eskalime të situatës në veri të Kosovës. Berlini veç është përgjigjur pozitivisht ndaj kërkesës së Aleancës.

Gjermania në Kosovë do të dërgojë 550 ushtarë nga forca operative rezervë (ORF), ndërsa si përforcim do të vijnë edhe 150 të tjerë nga Ushtria e Austrisë.

Komanda Operative e Bundesverit në Postdam, shkruan ”Spiegel”, ka njoftuar deputetët federal se ka vendosur të dërgojë trupa shtesë në Kosovë.

Pjesëtarët gjermanë të ORF-it para pak javësh gradualisht kanë nisur të tërhiqen nga Kosova, pas vendosjes së tyre në gusht të vitit të kaluar. Por, prej 1 majit ata sërish do të jenë në përbërje të KFOR-it. Kontingjenti përbëhet nga një njësi mbrojtëse kundër armëve bërthamore, biologjike dhe kimike, si dhe një batalioni artilerie.

Komanda Operative ka vlerësuar se “për shkak të pozicionit të pajtueshëm të Serbisë dhe Kosovës përkitazi me mbajtjen e zgjedhjeve dhe për shkak të situatës në veri të Kosovës, ekziston rreziku nga përshkallëzimi”, si dhe ekziston “rreziku i konsiderueshëm për konflikt në tërë Kosovën” .

Në Kosovë momentalisht janë të stacionuar 5.800 ushtarë, 1.300 e të cilëve janë nga Gjermania. Ministri gjerman i Mbrojtjes, Thomas de Maiziere, e ka vlerësuar në shkurt situatën në Kosovë si komplekse, duke e cilësuar të paimagjinueshëm reduktimin e mundshëm të trupave të KFOR-it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)