16 Maj 2024

Gjashtë muaj - zero efikasitet në luftën Kundër-korrupsion

Prishtinë, 26 korrik  Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)/Transparency International Kosova (TIK) ka organizuar një konferencë për media, ku është paraqitur një vlerësim i punës gjashtëmujore të institucioneve përgjegjëse për luftimin e korrupsionit. Sipas KDI-së, Kosova edhe më tej vazhdon të përballet me mungesë të gatishmërisë së institucioneve në luftë kundër korrupsionit. 


Në konferencë është folur për rolin e mekanizmave kundër korrupsion si: Këshilli Kombëtar Kundër-Korrupsion, Agjencia Kundër Korrupsion, Task Forca Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, rolin e Legjislativit, Ekzekutivit, prokurimin publik, Ligjin për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, raportin e Prokurorisë se Speciale, si dhe për Ligjin për Financimin e Subjekteve Politike.
Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu ka thënë se Kosova edhe këtë vit vazhdon të përballet me mungesë të vullnetit politik dhe mungesë të përkushtimit në luftë kundër korrupsionit. Sipas tij, motoja zero korrupsion, sot më lehtë do të pranohej si  moto: zero vullnet, zero përkushtim dhe zero efikasitet në luftën kundër korrupsionit.
Krijimi i super-mekanizmave për luftë kundër korrupsionit, si Agjencia Kundër Korrupsion, Task-forca dhe së fundi Këshilli Kombëtar Kundër Korrupsionit, vlerësohet se nuk janë asgjë më shumë vetëm se barrë për buxhetin e Kosovës dhe shpenzim i keq i parasë publike. Po ashtu, këta mekanizma është thënë se janë të krijuar dhe veprojnë për efekte politike e mediale, sepse efekti i këtyre mekanizmave në luftë kundër korrupsionit është zero.
“Agjencia Kundër Korrupsionit ka miratuar një strategji dhe plan veprimi kundër korrupsionit për vitin 2012-2016 dhe kjo nuk është miratuar nga Kuvendi i Kosovës dhe ne ende dhe sot nuk e kemi të gatshme një strategji kombëtare për luftë kundër korrupsionit, si rezultat i paaftësisë së këtij agjencioni. Task-forca ende edhe sot pas katër muajve vazhdon të jetë pa shefin e saj, i akuzuar për korrupsion; Këshilli kombëtar kundër korrupsionit nuk ja vlen të përmendet, sepse është këshilli kot kundër korrupsionit”, ka thënë Kryeziu në konferencën për media.
Derisa, Merita Mustafa, menaxhere e programit “Transparenca dhe Antikorrupsioni”, ka thënë se është brengosës fakti i mos reagimit të AKK-se për shumëfishimin e pasurive të disa zyrtarëve të lartë të, cilët brenda një periudhe të shkurtër kohore kane arritur në pasuri milionëshe. 
Në konferencë është folur edhe për zvarritjen e Projektligjit për Konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme që po e bënë Ministria e Drejtësisë, si dhe mospërfilljen e rekomandimeve të shoqërisë civile. Gjithashtu është theksuar se ky është një indikator i mjaftueshëm për të besuar se tani më “të fortit brenda institucioneve”, janë pengesë serioze për hartimin e ligjeve të cilat trajtojnë dhe do duhej ndëshkonin të gjithë ata që kanë krijuar pasuri të paligjshme.
“Bazuar në këto të gjetura vlerësojmë se institucionet e Kosovës jo që nuk kanë demonstruar rezultate në luftë kundër korrupsionit, por përkundrazi ato sot janë burimi i korrupsionit. Institucionet kosovare keq-menaxhojnë dhe keqpërdorin paranë publike. Ato sot janë duke i shtyrë bizneset drejtë falimentimit dhe janë bërë pengesë serioze për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien qytetare”, ka deklaruar Kryeziu.
Merita Mustafa ka folur për gjetjet në sektorin e Prokurimit publik, ku në mes tjerash ka theksuar se shkelja e Ligjit për Prokurimin Publik po përcillet nga institucione të caktuara edhe me mungesë të hapësirës për transparencë, duke i pamundësuar opinionit te gjere të kenë qasje te informatave rreth mënyrave të shpenzimit të taksave të qytetarëve. Keqpërdorimet e raportuara nga shumë institucione dhe mungesa e transparencës për mënyrën e shpenzimit të buxhetit, është thënë se po i rrezikojnë qindra miliona euro të taksapaguesve. Ndërsa, mungesa e arkivave të tenderëve është një fakt mjaftë shqetësues. Qeveria e Kosovës nuk po arrin assesi të ndaloj korrupsionin në prokurimin publik, gjë që po krijon një ambient të vështirë dhe jo konkurrues për bizneset. Gjithashtu ky sektor vazhdon të përcillet edhe me probleme të tjera siç është  mungesa e pavarësisë së zyrtarëve në prokurimin publik nga ndikimet e jashtme, mungesa e profesionalizmit, si dhe e stafit të mjaftueshëm.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)