06 Maj 2024

Gashi uron besimtarët katolikë për Kërshëndellat

Prishtinë, 23 dhjetor - Me rastin e festës së Kërshëndellave, kryetari i Partisë Demokracia Sociale e Kosovës (DSK), Begzad Gazhi, e ka uruar, Ipeshkvin e Kosovës, Dodë Gjergji dhe të gjithë besimtarët katolikë.

“Kërshëndellat na gjejnë të lirë dhe të pavarur në ndërtimin e shtetit dhe shoqërisë sipas parimeve të drejta të njerëzimit, të lirisë e të barazisë për të gjithë qytetarët pa dallim, për ta bërë atdheun tonë, Kosovën, një vend të përparuar e demokratik, për ne dhe për brezat që vijnë.

 Në këto ditë feste por edhe ditëve tjera duhet të jemi tolerant, duke shtrirë dorën e ndihmës e të përkrahjes për njeri-tjetrin, se vetëm kështu mund të ecim përpara si shtet.

Gëzuar Kërshëndellat, i nderuar Ipeshkvi Kosovës, Dodë Gjergji dhe ju besimtarë të krishterë! Paqja, shëndeti e mirëkuptimi mbretërofshin në familjet e juaja”, është thënë në urimin e kryeartit Gashi.

“Urojmë që këtë festë dhe festat tjera fetare qytetarët e Kosovës t’i presin edhe më mirë në vitin e ardhshëm.

Të kemi një mirëqenie me të mirë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës ”, ka thënë në urimin e tij kryearti i Demokracisë Sociale të Kosovës Begzad Gashi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)